Euro ka vijuar që të humbë pikë me ritme të shpejta në raport me Lekun, duke tejkaluar të gjitha parashikimet.
Sot ka prekur një tjetër rekord të ulët historik duke zbritur në 104.5 lekë.
Rënia e fortë nxit dhe spekulimet në treg. Agjencitë e këmbimit valutor e kanë rritur marzhin e shit-blerjes në rreth 1.5 lekë, një tregues i luhatjeve të mëdha, ndërsa përgjithësisht ky marzh luhatet në 0.5-1 lekë.
Krahas euros, të gjitha valutat e tjera kanë shënuar rënie të fortë, duke treguar se luhatjet lidhen me faktorët e brendshëm të ofertës së lartë për valutë, çka bën që monedhat e huaja të tërheqin njëra-tjetrën për poshtë.