AKTUALITET
Moti i keq lë pa energji elektrike tre zona në Gjirokastër.

Moti i keq ka sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Gjirokastrës.
Kardhiqi, Picari dhe Virua kanë mbetur pa energji, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e vështira atmosferike kanë krijuar vështirësi në rrjetin e shpërndarjes.
Banorët e këtyre zonave po përballen me ndërprerjen e energjisë, ndërsa pritet ndërhyrja e ekipeve të operatorit për rikthimin e furnizimit.
Ndërkohë, reshjet vijojnë në të gjithë zonën, duke e bërë situatën e motit edhe më problematike.







