Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËManjani: Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr...

Manjani: Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr me vete të tjerë”!

Nga Ylli Manjani

E shoh kështu këtë kërkesën për heqje imuniteti ndaj Ahmetajt:

E ruajtën momentin kur Ahmetaj të ishte jasht shteti. Fiks në atë moment çojnë kërkesën në Parlament, madje me shënimin të jetë seancë e mbyllur.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i hallit, te MBYLLJA e seancës. Pra mbyllja e gojës.

Beni ka kohë që thotë “unë do flas dhe do marr me vete të tjerë”.

Ndaj për t’u siguruar që ai nuk flet i japin shancin të largohet në arrati. Por edhe po foli të paktën të jetë e mbyllur gjëja. Obsesion patologjik është fjala. Kush e ka këtë obsesion SPAK?

Natyrisht që jo.

E ka Ai…

Ndaj i ka ofruar largimin nga vendi. Kështu drejtësia bën punën e vet e qetë, parlamenti vendos si dele, ai vetë qetësohet, Beni nuk provon burgun. Populli duartroket udhëheqjen.

Pra win-win-win.

***

Prandaj i sugjeroj Arben Ahmetajt ta shpërthejë këtë skemë dhe të vijë sot në Parlament e të hapë kapakun e pusetës më të qelbur të këtij pushteti.

Arben Ahmetaj është dëshmitar i çdo qindarke transaksion që ka ndodhur në këtë vend. Nuk janë vetëm inceneratorët që kanë ndodhur këtu, por ka plot e plot, miliarda të shpërndara e rishpërndara sipas një axhende të kontrolluar nga lart. Beni është dëshmitari kyç i kësaj veprimtarie ekzekutive, politike e kriminale.

Ai qartësisht do t’i mbyllë gojën Benit. Beni duhet të zgjedhjë të flasë apo ta mbyllë gojën.

Nëse ka për të folur sot është dita. Nesër nuk i duhet më askujt se çfarë thotë ai,sepse të gjithë nuk do ta besojmë më.

Sot dhe këtu, në zemër të problemit e ka mundësinë. Nesër e as nga emigrimi nuk ngjit më asgjë.

Përballja është burrnia jo ikja.

Ikja apo kyçja e gojës e bën atë fajtor, biçim litari të kalbur që diçka bëhet sebep për t’u këputur.

Kjo çështje nuk është “kemi prova apo skemi prova”, por kemi burrni apo jo.

Kaq.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME