Forcat e policisë kanë bërë të mundur gjetjen edhe të tre trupave të tjerë nga liqeni i Bënjës, ku në total deri tani janë mundur të nxirren të gjithë viktimat e familjes Zogu që humbi jetën në tragjedinë e sotme.
Familjarët kanë shpërthyer në lot e të qara pasi kanë identifikuar viktimën e parë në tragjedinë ndodhur në Gramash.
Kujtojmë se forcat polumbare të RENEA-s kanë hasur vështirsi në gjetjen e tyre për shkak të gropave që ndodhen në liqen.