Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIThreads humb gjysmën e përdoruesve

Threads humb gjysmën e përdoruesve

Threads ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj. Aplikacioni i bazuar në tekst i Meta-s, i krijuar për të konkurruar me Twitter, arriti 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditë, por tashmë shifrat duket se nuk i kanë në favorin e tyre.

“Natyrisht, nëse keni më shumë se 100 milionë njerëz të regjistruar, në mënyrë ideale do të ishte fantastike nëse të gjithë apo edhe gjysma e tyre do të qëndronin aktivë, por nuk i kemi ende ato shifra,“- tha Zuckerberg, për Reuters.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Meta” shtoi se ai e konsideroi këtë rënie si “normale” dhe theksoi gjërat do të përmirësohen pasi Threads shton më shumë veçori.

Së shpejti, do të ketë edhe më shumë një kryqëzim me aplikacionin e ndarjes së fotove, i cili ishte thelbësor në zgjerimin e shpejtë të Threads që kur përdoruesit regjistrohen përmes llogarive të tyre në Instagram. Threads u lançua me lehtësi vetëm disa ditë pasi Elon Musk mërziti shumë përdorues të Twitter duke vendosur kufizime të përkohshme në shikimin e tweet-eve.

Shtimi i më shumë veçorive në Threads mund ta ndihmojë Metën të përfitojë nga pakënaqësia e mëtejshme në Twitter, pasi u riemërua si “X”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME