Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy persona arrestohen për zjarrëvënie në Lushnje

Dy persona arrestohen për zjarrëvënie në Lushnje

Lushnjë – Angazhim maksimal i Policisë, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia.

Ndezi zjarr për djegien e barërave të egra, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, vihet në pranga 19-vjeçari.

Shpallet në kërkim një nga pronarët e sipërfaqes së tokës së djegur, i cili kishte punësuar 19-vjeçarin, për të djegur barërat e egra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme për një rast zjarrvënieje në fshatin Toshkëz, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Mateo Sota, 19 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Ersld Deneku, 32 vjeç, pasi 19-vjeçari, i punësuar nga shtetasi E. D., për djegien e barërave të egra, në tokën në pronësi të tij, iu ka vënë zjarri këtyre barërave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, në pronësi të disa shtetasve.

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasit Erald Deneku

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME