Është zbuluar identiteti i gruas që u gjet e vrarë poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Policia tha se ajo është vrarë nga goditjet e një mjeti prerës, pra një thikë që është përdorur nga autori i krimit. Deri tani janë 17 persona të shoqëruar për ngjarjen.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës” thuhet në njoftimin e policisë.