Personat në foton më lart janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, dy vrasësit e gruas 32 vjeçare Luljeta Preza poshtë urës së Dajlanit.
Disa vajza që kanë pohuar se kanë qenë dëshmitare të sherrit, thanë në polici se konflikti nisi për 2 mijë lekë. Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari ia kishin kërkuar Luljetës paratë për të blerë ushqime por ajo ka refuzuar. Në fillim, ata e kanë rrahur dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.
Dy të arrestuarit, përdorues droge, i kanë mohuar akuzat.