Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKëlliçi: Ja si festonin Zoto e Mërtiri vjedhjen e mijra eurove të...

Këlliçi: Ja si festonin Zoto e Mërtiri vjedhjen e mijra eurove të inceneratorëve (foto e vidio)

Belind Këlliçi ka kryer një postim në llogarinë e tij në twitter në lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe dy miqtë e tij Mërtiri e Zoto

“Ja se si dy zemrat, dy shokët e Veliajt dhe dy të panjohurit e Ramës, të cilëve pa i njohur hiç, ai u firmoste bonusin 8% fap e fap (Zoto e Mërtiri), festonin vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës”, shkruan Këlliçi.

Për të gjithë ata që menduan dhe sponsorizuan fort që afera e shekullit të mbyllej me arratinë e Ahmetajt, i garantoj që e kanë shumë gabim!

Aferës së inceneratorëve do i shkohet deri në fund e mbi të gjitha, inceneratorit të Tiranës do t’i dalin pronarët e vërtetë, që tashmë të gjithë e dinë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Veliaj me të vërtetë rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë.

Do ta çojmë përpara këtë çështje, dhe në ditët në vijim do të sjellim për publikun plot fakte të reja.

Shikoni dhe vidion e postuar nga Këlliçi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME