Kylian Mbappe është lënë jashtë planeve të PSG-së, teksa klubi po mundohet që ta largojë atë gjatë merkatos së verës. Por duket se mungesa e futbollit të luajtur nuk po shqetëson shumë lojtarin.
Ai ka shfrytëzuar ditën e tij të pushimit për të udhëtuar me avionin e tij privat drejt Sardenjës, për të hequr pak mendjen nga telenovela e merkatos që e rrethon.
Mbappe është filmuar me dy bukuroshe me bikini, që nuk i janë ndarë sulmuesit gjatë gjithë kohës që qëndrimit të tij në një klub në Sardenjë.