Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËMadonna po rikthehet në skenë pas një aventure të rëndë me shëndetin

Madonna po rikthehet në skenë pas një aventure të rëndë me shëndetin

Shqetësimin e të dashurve dhe fansave të saj e ka shkaktuar Madonna pak kohë më parë pas një aventure të rëndë që pati me shëndetin e saj.

Kujtojmë se mbretëresha e popit u shtrua në reanimacion pasi pësoi një infeksion bakterial. Madje, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Madonna ishte detyruar të shtynte turneun e saj veror.

Tani Madonna është mirë dhe po pushon në shtëpi, me kujdesin e duhur të më të dashurve të saj dhe pak orë më parë përmes rrjeteve sociale njoftoi se po rikthehet në skenë!

“Faleminderit përsëri për mbështetjen dhe durimin tuaj të jashtëzakonshëm këto javët e fundit. Kam kënaqësinë të njoftoj se orari për datat e reja do të shpallet në ditët në vijim! Shihemi së shpejti për një festë të merituar”, ka shkruar Madonna krahas një imazhi të një dore që mban një trëndafil të verdhë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME