Një person ka mbetur i vdekur pas një sherri banal mes dy grupeve. Viktima është identifikuar si Armando Meto, 51-vjeç, i cili ishte me profesion ndërtues ne Vlorë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes që çuan në sherrin mes tyre. Sherri ka nisur në një lokal, ndërsa për shkak të sherrit personi që humbi jetën ka përplasur kokën në pllakat e lokalit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar disa persona, por ka edhe kamera në lokalin ku ka ndodhur ngjarja për ta zbardhur.
ALB365 ka siguruar pamje që tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja me një viktimë në Vlorë. Gjithçka ka nisur në një kancelari pranë gjykatës së Vlorës.