Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU qëllua me 10 plumba/ Kalemi në gjendje të rëndë, policia kontrolle...

U qëllua me 10 plumba/ Kalemi në gjendje të rëndë, policia kontrolle nga deti dhe toka për autorin e maskuar

Teksa 51-vjeçari shqiptar Andrea Kalemi, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi iu bë atentat me armë zjarri, policia greke vijon operacionin nga deti dhe toka për kapjen e autorit.

Burime bëjnë me dije se po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin. Autori i maskuar mësohet se ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, ndërsa ka dyshime se shqiptari kishte mbërritur direkt nga Italia për të kryer krimin.

Ndërkohë, Kalemi, kushëri i Aleksandër Sadikajt, është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arila, Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME