Një çift francez kishte humbur kontaktet në zonën midis Karaburunit dhe Llogorasë. Çifti kishte dalë për të eksploruar zonën e Karaburunit paraditen e djeshme, por humbën.
Fatmirësisht ata u gjendën gjatë natës nga policia dhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura, pas kontrolleve që janë ushtruar në zonë. Dyshja është në gjendje të mirë shëndetësore.