Më pak se 24 orë para votimit të Presidentit në Kuvend, në raundin e katërt, Partia Socialiste mbledh pasditen e së premtes Kryesinë, ku do të diskutojnë dhe do të dalin me një emër për kreun e ri të shtetit.
Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të ketë maksimumi deri të shtunën në orën 12:00 një emër të depozituar bashkë me firmat mbështetëse për Presidentin e ri të Republikës.
I pyetur për emra konkretë nga gazetarët, Balla preferoi të mos komentojë, por theksoi se PS e ka një listë përfundimtare.