Uncategorized

‘Presidenti i ri’: PS mbledh sot kryesinë, Balla s’komenton emra

Më pak se 24 orë para votimit të Presidentit në Kuvend, në raundin e katërt, Partia Socialiste mbledh pasditen e së premtes Kryesinë, ku do të diskutojnë dhe do të dalin me një emër për kreun e ri të shtetit.

Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të ketë  maksimumi deri të shtunën në orën 12:00 një emër  të depozituar bashkë me firmat mbështetëse për Presidentin e ri të Republikës. 

I pyetur për emra konkretë nga  gazetarët, Balla preferoi të mos komentojë, por theksoi se PS e ka një listë përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button