Astrofizikanët mendojnë se kanë zbuluar një planet të ngjashëm me tokën, që ndodhet brenda sistemit tonë diellor.
Kërkuesit nga Universiteti Kindai dhe Observatori Kombëtar Astronomik në Japoni po vëzhgonin prej disa kohësh Rripin e Kuiperit, një unazë me objekte të akullta që vërtitet rreth Diellit dhe shtrihet pranë orbitës së Neptunit.
Ekipi i shkencëtarëve beson se kanë gjetur pikërisht aty një planet me përmasa të përafërta me të Tokës. ‘Parashikojmë ekzistencën e një planeti të ngjashëm me Tokën dhe disa objekteve të tjera që orbitojnë në periferi të sistemit diellor’, thonë studiuesit në një artikull të botuar në Revistën Astronomike.
Nëse parashikimi është i saktë, ky planet i ri do të ishte 1,5 deri 3 herë më i madh se Toka.
Shkencëtarët gjithashtu se planeti mund të jetë rreth 200-500 njësi astronomike larg Diellit (30-74 miliardë kilometra). Për krahasim, Toka është vetëm 94 njësi astronomike larg Diellit, ose rreth 14 miliardë kilometra larg.
Kërkuesit thanë se ky planet nuk ka lidhje me planetin 9, një objekt qiellir hipotetik që mendohet se ndodhet në fund të sistemit diellor. Megjithatë, ata thanë se kanë nevojë për më shumë informacion për të konfirmuar ekzistencën e këtij planeti.
‘Njohuri më të detajuara nga Rripi i Kuiperit mund të zbulojnë, ose të përjashtojnë ekzistencën e këtij planeti’, shkruajnë shkencëtarët.