Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Hiq Lenën, vër Prenën”, Meta ironizon ndryshimet në qeveri

“Hiq Lenën, vër Prenën”, Meta ironizon ndryshimet në qeveri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërsa nuk i kurseu ironitë.

Ai tha se qeveria Rama është gjithnjë e më rëndë, duke treguar kalbjen e saj.

“Hiq Lenën, vër Prenën. Gjithnjë e më rëndë do të shkojë e gjithë qeverisja e kalbur në rrënjët e saj. Një korrupsion skizofrenik.”, tha Meta. Ndërkohë ai shtoi se në 4 vite qeveria punoi për të vjedhur votat e shqiptarëve.

“Aksioni në Parlament e unifikon opozitën, kjo është çështje vullneti dhe jo negociatash. Opozita ka pasur mundësitë që të jetë më e bashkuar. Por s’ka ngelur shqiptar që se di se i gjithë shteti është organizuar që të 4 vite të punoj për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët e kanë nga një patronazhist.”, shtoi ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME