Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETEksperti zbulon metodën e thjeshtë sesi ta dalloni bukën me ngjyrues

Eksperti zbulon metodën e thjeshtë sesi ta dalloni bukën me ngjyrues

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për ushqimin që nuk ndahet kurrë nga tavolina e shqiptarëve, për bukën.

Ai tha se shpesh buka e zezë është konsideruar më e shëndetshme se ajo e bardha, por duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e saj, pasi shpesh ajo mund të ketë ngjyrues. Për të zbuluar nëse ka apo jo ngjyrues, eksperti sugjeron që të lëmë një copë buke për 10 minuta në ujë, nëse ajo lëshon ngjyrë, atëherë ka ngjyrues.

“Për ngjyruesin e dallojmë menjëherë. E marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën”,-tha Abdyl Sinani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME