Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIKLSH kërkon shkarkimin e Eltar Dedës nga drejtimi i kompanisë Albpetrol, nuk...

KLSH kërkon shkarkimin e Eltar Dedës nga drejtimi i kompanisë Albpetrol, nuk mori masa për shkeljet e bëra në vitet 2021-2022.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar abuzime me vlerë miliona dollarë nga keqadministrimi i kompanisë ‘Albpetrol’. Shkeljet janë gjetur në 3 ankandet e fundit me një dëm kolosal, ku për këtë abuzim, kërkohet shkarkimi nga detyra e administratorit të saj Eltar Deda. Abuzimet janë konstatuar dhe në periudhën 2021-2022, kur ky institucion drejtohej nga deputeti socialist Baftjar Zeqaj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Këshillit Mbikëqyrës së “Albpetrolit” të shkarkojë nga detyra Administratorin, Eltar Deda.

Kontrollorët shtetërorë vlerësojnë se ish-deputeti socialist nuk ka marrë masat e nevojshme për shmangien e dëmit dhjetra milionë dollarë në aktivitetin e kompanisë

Për të njëjtat shkelje, KLSH thotë se do të kishte rekomanduar shkarkimin edhe të 4 ish-administratorëve të tjerë që kanë kryer funksionet në periudhën 2021-2022, nëse do të ishin ende në detyrë. Këta ish-administratorë të kapur në shkelje flagrante janë deputeti aktual socialist, Baftjar Zeqaj, Florian Muçaj, aktualisht i arrestuar në aferën e inceneratorit të Fierit, Flamur Mato dhe Klejdi Cenmurati. KLSH ka audituar procedurat e disa ankandeve për shitjen e naftës, raportet financiare të “Albpetrol” me kompaninë koncesionare që operojnë në tregun e hidrokarbureve, si edhe për tenderat e zhvilluar gjatë dy viteve të fundit.

Në thuajse të gjithë procedurat e analizuara nga audituesit shtetërorë rezultojnë shkelje të rënda.

Në periudhën 2021-2022, “Albpetrol” ka zhvilluar të paktën 3 ankande, për shitjen e mbi 250 mijë ton naftë bruto. Për të tre këto procedura, KLSH ka konstatuar se “Albpetrol” ka ulur në mënyrë abuzive çmimin e shitjes, duke i shkaktuar kompanisë një dëm në total prej 5.79 milionë dollarë.

Gjithashtu, KLSH konstaton se kompania shtetërore e naftës i referohet një procedure të gabuar, duke e shitur produktin 7-15 për qind më lirë se sa e shesin kompanitë koncesionare të angazhuara në tregun shqiptar dhe që bashkëpunojnë me “Albpetrol”. Për këto procedura, audituesit konsiderojnë përgjegjës direkt ish-administratorët. Ndërkohë, që për administratorin aktual, Eltar Deda, vlerësohet se ai nuk ka marrë masat për uljen e dëmit ekonomik. Një tjetër humbje gjigante financiare, e cila ngarkon me përgjegjësi kreun aktual të Albpetrol dhe paraardhësit e tij janë masat e munguara për të siguruar naftë cilësore dhe, rrjedhimisht edhe rritjen e çmimit e fitimet e kompanisë publike. Nga ana tjetër, Eltar Deda dhe ish-administratorët, rezulton se nuk kanë marrë masat për detyrimin e kompanive koncesionare që të paguajnë faturat e energjisë elektrike, të cilat shlyhen nga “Albpetrol”.

Sipas KLSH-së, mosveprimet e drejtuesve të Albpetrol e vendosin kompaninë publike para riskut që të paguajë fatura të energjisë elektrike deri në 30 milionë dollarë. Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME