Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËKush nuk vishet si duhet në shkollë të dërgohet në shtëpi

Kush nuk vishet si duhet në shkollë të dërgohet në shtëpi

Këshilli Federal i Prindërve në Gjermani foli qartë për rregullore të veshjes në shkolla, por Konferenca Federale e Nxënësve e kritikoi këtë propozim. Shkollat gjermane kanë probleme të tjera më të rëndësishme.

Kufizime për veshjen e nxënësve në Gjermani? Këshilli Federal i Prindërve në Gjermanika propozuar rregulla që kufizojnë veshjet e shkujdesshme e të ekzagjeruara në shkollat gjermane. “Ne u rekomandojmë shkollave të gjejnë konsesusin përmes rregullores së veshjes”, tha kryetarja e këshillit, Christian Gotte për grupin mediatik gjerman, Funke. Një konsesus i tillë duhet të pasqyrohet më tej në rregulloren e shkollës, dhe një shkelje e rregullave do të kishte kështu pasoja. “Në një rast të tillë një nxënëse apo nxënës mund të dërgohet në shtëpi, që të vishet siç duhet”, deklaron Gotte.

Ka prioritete të tjera!

Por Konferenca Federale e Nxënësve në Gjermani, BSK e ka kritikuar këtë propozim. “Ka probleme më emergjente që kërkojnë vëmendjen tonë”, deklaroi sekretarja e përgjithshme e BSK, Wiebke Maibaum në Berlin. Cilësia e arsimit, pajisjet digjitale në shkolla dhe mbështetja e mësimdhënies janë prioritete parësore, bëri të ditur Konferenca e Federale e Nxënësve. BSK e respekton pozicionin e Këshillit të Prindërve, por “liria e arsimit dhe priorizimi i problemeve më akute në politikën arsimore janë me rëndësi vendimtare.” Sipas BSK duhet një “balancë e mirëpeshuar e lirisë individuale dhe rregullave të përshtashme për shkollat”.

Ashtu si nxënësit edhe Shoqata Gjermane e Mësuesve dhe Shoqata Arsim dhe Edukim i kundërshtuan rregullat e përcaktuara për veshjen në shkolla nga Këshilli Federal i Prindërve. Sipas kreut të Shoqatës së Mësuesve, Stefan Düll  “ne në Gjermani për shkak të historisë sonë jemi të orientuar ndryshe nga liria, vetëvendosja dhe pjekuria”. Dülls që u shpreh grupin mediatik gjerman, Funke tha, se veshja e lirshme, jo formale është “një trend shoqëror i përgjithshëm”, por e qartë është që “shkolla nuk është as plazh dhe aFëmijët dhe të rinjtë rrezikohen nga pornografia në internets klub.”

Nxënës me pantallona të lirshme – sipas mësuesve veshja e lirshme – trend shoqëror i përgjithshëm – por megjithatë shkolla nuk është as plazh dhe as klub…Nxënës me pantallona të lirshme – sipas mësuesve veshja e lirshme – trend shoqëror i përgjithshëm – por megjithatë shkolla nuk është as plazh dhe as klub…

Ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes?

Ndërsa Shoqata për Arsim dhe Edukim e quan vendosjen e rregullores së veshjes në shkolla si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes së prindërve dhe fëmijëve, siç tha kryetari i saj, Tomi Neckov. Sipas tij, veshja e njësuar nuk zgjidh çështjen e padrejtësisë sociale. Familjet me të ardhura të pakta do të rëndoheshin më shumë.

Por sipas Gotte në shumicën e rasteve bëhet fjalë për “veshje të papërshtatshme, të shkujdesur, të grisur ose shumë të ekzagjeruar”. Sidomos nënat përballen me diskutime mëngjeseve për veshjet e fëmijëve, tha Gotte, që e pranon se një rregull i përgjithshëm veshjesh në sistemin federal të arsimit të Gjermanisë është praktikisht i pazbatueshëm. Shkas për këtë debat në Gjermani është rregullorja e fundit në Francë. Aty presidenti Emmanuel Macron bëri fjalë së fundmi për një veshje të njësuar në shkolla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME