Fier – Ylber Sefa i ekipit shqiptar të çiklizmit është fituesi e turit të 79 çiklistik të Shqipërisë. pasuar në vend të dytë nga Azerbaixhanasu Asadov Elchin dhe në vend të tretë nga kroati Antonio Baraq.
Rrethi i 79 çiklistik i Shqipërisë , pas 4 ditësh, bën finishin e tij, në qendër të qytetit të Fierit.
Turi i fundit i tij, Gjirokastër – Fier ka nisur ditën e sotme në orën 09.30 dhe përfundojë rreth orës 12. 30.
Sipas Federatës Shqiptare të Çiklizmit, edicioni i 79- i rrethit Ciklistik, ka nisur më 31 maj, me etapën e tij të parë Tiranë-Korçë,
Etapa e dytë ishte Korçë-Elbasan, e treta Elbasan-Vlorë, e katerta Vlorë – Gjirokastër dhe e fundit, turi që përfundojë sot: Gjirokastër – Fier me afërsisht 100 km
Ekipi çiklistik i Fierit, i famshëm për kualitetit e sportistëve dhe trofetë e fitoreve në shkallë vendi, nuk merr pjesë në rrethin e 79 çiklistik.
Por Sportistet e ekipit “Apolonia”, ne kete tur, jane pjesetare te ekipit kombëtar: Marolino Hoxha dhe Kristel Sota. Kristel Sota eshte terhequr nga gara nga mjeku i Gares ne etapën dyte si pasojë e një demtimi te marrë.
Sipas FSHÇ, në Rrethin e 79-të Çiklistik të Shqipërisë marrin pjesë 12 skuadra: 3 shqiptare e 9 të huaja, çiklistët e të cilave përshkuan gjatësinë prej 728 km rrugë përgjatë 5 ditëve të tij.