Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli për një audio-përgjim që sipas tij provonte se forcat e policisë së Kosovës i kanë lënë qëllimisht të vdesin serbët në veri. Në mbrëmje mediat serbe publikuan një audio-përgjim vetëm 4 sekonda.
Në të dëgjohet një zë në shqip që thotë: “Adem! Adem lajmërohu! dhe sërish “Adem (s’dëgjohet) lajmërohu”.
Por media “kosovo-online” e ka përkthyer atë tjetër për tjetër. Sipas përkthimit të medias së serbëve të Kosovës, polici thotë: “Adem, Adem mos u shqetëso”, dhe më pas thotë: “Dhe nëse ai vdes, asgjë”.
Vuçiç tha se: “Ne ndoqëm atë që po bënte policia shqiptare, për një person pyetja është nëse ka shpëtuar, sepse nuk kanë dashur ta ndihmojnë. Kemi një regjistrim zanor ku policët shqiptarë qeshin dhe thonë se nuk kemi pse ta ndihmojmë. Le të vdesë”, – tha Vuçiç.