Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e tretë brenda dy ditësh, një i vdekur në Dukagjin

Vrasja e tretë brenda dy ditësh, një i vdekur në Dukagjin

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Mësohet se nga atentati një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që një tjetër është plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Zef Guri ndërsa Gjin Guri është plagosur rëndë. Shkaqet e krimit janë ende të panjohura. Kjo është vrasja e tretë radhazi në dy ditët e fundit. Kujtojmë dje ka pasur vrasje në Rrëshen, sot në mengjes në Durrës dhe tani në mbrëmje në Dukagjin.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malin e Shoshit, në Dukagjin të Shkodrës.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri ndaj babë e bir, Zef dhe Gjin Guri. Për pasojë, ka mbetur i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rendë, Gjini.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, një zonë e thellë malore.

Viltima

Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qënë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me arme zjarri ndaj policisë qe ushtronte kontrolle për kanabis në Dukagjin ndërsa në 15 Nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit, u vendos tritol.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME