Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e policisë, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste dhe u zbuluan 6 vrasje.
Rrumbullaku renditi disa nga krimet që tashmë janë zbardhuar, në periudhat e ndodhura në 2021-2023.
“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë, si edhe zbardhja e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023. Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë.
Jemi ne komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit, kemi besim se mund ta arrijmë pavarësisht problematikave që kemi para mes dy vendeve. Jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit me Greqinë, por edhe për raste të tjera për të gjithë shtetasit shqiptarë“, tha Rrumbullaku.