Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMINga 1 tetori hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Nga 1 tetori hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Siç bën me dije kreu i qeverisë në rrjete sociale, kjo marrëveshje hyn në fuqi me datë 1 Tetor.

Rama thekson gjithashtu se së shpejti pritet dhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë. Një ditë më parë, Rama, gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se ka marrë premtimin se marrëveshja mes dy vendeve për pensionet do të finalizohet.

Postimi i kryeministrit Rama:

LAJM I MIRË

Në datën tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME