Çifti i fermerëve Murati nga Frakulla e Fierit sjell përvojën greke në kultivimin e frutit ekzotik, kivi.
“Deri tani kemi investuar kursinet tona pa mbështetjen e shtetit. Nëse shteti na jep subvencione, ne e shtojmë sipërfaqen e mbjellë”
Kultivimi i frutit ekzotik kivi po rezulton i suksesshëm për çiftin e fermerëve Murati në Frakull të Fierit. Stefan Murati , i cili prej 10 vitesh kultivon këtë frut ekzotik në një siperfaqe 5- dynym tokë. Ai tregon se këtë iniciativë e ndërmori duke u bazuar në eksperiencën si tregtar në shtetin grek.
Prodhimi këtë vit duket i mbarë dhe cilësor, ndërkohë që presin të shkojë në 12 ton , duke e konsideruar një ndçr vitet më të mira pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike për 2023.
Kultivuesi i kivit pohon gjithashtu se tregun vendas e ka te garantuar teksa ka theksuar se përgjat një dhjetë vjeçari nuk ka njohur asnjëherë prodhim stok.
Nga ana tjetlr bashkëshortja e tiij Rozeta, pohon se pavarçsisht se guxuan të investojnë në një frut të tillë, frika e dështimit ka ecur paralelisht me suksesin. Ajo tregon se 5 vitet e para prodhimi ishte i pakët dhe me kalimin e kohës ky frut iu përshtat shumë mirë klimës së zonës së Frakullës duke sjellë prodhim të mbarë.
Nderkohe çifti i bashkeshorteve Murari po mendon të shtojë sipërfaqene e mbjelle duke marrë edhe tokën e vëllait që e ka ngjitur. Ata apelojnë pçr ndihmë nga shteti që ti ndihmojë me subvencione.