Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja ka nisur një lidhje të re dashurie. E dashura e yllit të futbollit është influencer dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.
Çifti ka zyrtarizuar lidhjen duke u shfaqur për herë të parë në publik. Ata janë fotografuar krah për krah me njëri-tjetrin rrugëve të Londrës. Të buzëqeshur çifti duke tejet i lumtur.
Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.