Fier – Nje fabrike mobilerie ka mare flake pak minuta me pare ne fshatin Ferm – Çlirim ne Fier.
Fillimisht zjarri ka rene ne magazinat e fabrikes dhe me pas eshte perhapur me shpejtesi ne ambientet e tjera.
4 mjete zjarrfikese te Fierit e Patosit jane duke punuar per neutralizimin e flakeve por e kane shume te veshtire pasi ne magazina ndodhen materiale lehtesisht te djegshme.
Nderkohe rreth 50 punetore te kesaj fabrike jane duke u perpjekur te nxjerin prej ambienteve te paperfshira nga flaket bazen materiale .
Ne vendngjarje ndodhet dhe policia ndersa re tymi te zeza kane mbuluar te gjithe zonen.
Policia
Rreth orës 13:50, në fshatin Fermë Çlirim, në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.