Uncategorized

Shtohet konkurrenca për Brojën tek Chelsea, Nkunku drejt rikthimit nga dëmtimi

Armando Broja sapo është rikthyer nga dëmtimi në gju që e mbajti për më shumë se nëntë muaj jashtë fushave të lojës. Sulmuesi i kombëtares është aktivizuar në katër ndeshje të këtij sezoni me Chelsea-n, duke gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës.

Së fundmi, 22-vjeçari pati një shqetësim tjetër në gju, por jo diçka serioze dhe pritet që këtë fundjavë, në sfidën e “Bluve të Londrës” ndaj Brentford të jetë i gatshëm.

Edhe pse duket se së shpejti konkurrenca për Brojën do të shtohet duke qenë se trajneri Mauricio Pochetino njoftoi në konferencë se sulmuesi Christopher Nkunku është shumë pranë rikuperimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button