Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIShqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Asambleja Plenare e FATF, Task Forca për Veprimin Financiar  vendosi sot për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista “gri”, i njohur ndryshe si monitorim i shtuar për pastrimin e parave.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se ky vendim sjell forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar si dhe konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve.

Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri. Ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë përfitimesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete  theksoi se ekonomia e vendit ka treguar qëndrueshmëri përballë një seri goditjesh, duke pasur një nga rikuperimet më të shpejta në nivel rajonal.

” Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtar. Në këtë frymë pozitive, kanë qenë edhe diskutimet me misionin e FMN-së gjatë dy javëve të fundit, që misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka qenë prezent në kuadër të Artikullit IV. Diskutimet janë fokusuar në ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe financave publike, sfidat për periudhën në vazhdim dhe rekomandimet për përmirësime të mëtejshme.

” konomia e vendit ka treguar një qëndrueshmëri të kënaqshme përballë një seri goditjesh, duke pasur një nga rikuperimet më të shpejta në nivel rajonal. Fondamentet makroekonomike kanë rezultuar të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe sfidash, sfida të cilat kanë shërbyer si sprovë ndaj aftësisë rezistuese dhe rikuperuese të ekonomisë. Kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, rritja ekonomike ishte 3%, me përshpejtim nga tremujori i parë në të dytin, ku konsumi dhe investimet patën rritje përkatësisht me 4.2% dhe 9.2% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2022. Sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike kanë qenë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme. Në gjysmën e parë të vitit 2023, punësimi vijoi të forcohet, duke u rritur me 2.7% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që, shkalla e papunësisë vijoi tendencën rënëse të viteve të fundit, duke zbritur në 10.7%, një nga shifrat më të ulëta historike. Të dhënat paraprake indirekte për tremujorin e tretë tregojnë për një ritëm më të shpejtë të rritjes ekonomike.

Shqipëria u përfshi në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, ose siç njihet ndryshe në “listën gri” nga taskforca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë në 2020-ën

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME