Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET‘Frikë e madhe nga përgjimet’, Dervishi: Disa shefa krimesh kanë ikur jashtë...

‘Frikë e madhe nga përgjimet’, Dervishi: Disa shefa krimesh kanë ikur jashtë shtetit

Gazetari, Ferdinand Dervishi tha se në Policinë e shtetit frika e përgjimeve është shumë e madhe.

Dervishi deklaroi në një intervistë të Euroneës se nga frika e madhe e përgjimeve disa funksionarë policie të nivelit shefa krimesh e lartë kanë ikur jashtë shtetit të justifikuar se kanë sëmundje të pashërueshme.

Sipas tij bëhet fjalë për një numër të madh personash.

Gazetari u shpreh se ata që kanë pasur mundësinë t’i shikojnë këto dosje flasin për implikim të nivelit të lartë në Policinë e Shtetit.

“Frika për këtë historinë e përgjimeve është shumë e madhe. Aq e madhe saqë disa funksionarë policie të nivelit shefa krimesh e lartë kanë ikur jashtë shtetit të justifikuar se kanë sëmundje të pashërueshme. Ky nuk është numër një e dy, po është numër shumë i madh. Kanë ikur jashtë shtetit duke u justifikuar se po kurojnë sëmundje të pashërueshme, kanë marrë raporte të gjata dhe ky është ai impakti i madh. Ata që kanë pasur mundësinë t’i shikojnë këto dosje flasin për implikim të nivelit të lartë në Policinë e Shtetit”, tha Dervishi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME