Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: Udhëheqja e Kosovës mori vendimin e duhur, Serbia të bëjë të...

Rama: Udhëheqja e Kosovës mori vendimin e duhur, Serbia të bëjë të njëjtën gjë

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Serbisë që të ndjekë shembullin e Kosovës dhe të pranojë propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Urtësia e popullit shqiptar, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së, më 21 tetor, Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonesë. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare. Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazmave të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “O të gjitha, o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës. Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!”, shkruan Edi Rama në platformën “X”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME