Nga Spartak Ngjela
Ku jemi e ku po shkojmë?
Kjo është pyetja thelbësore e mendjes njerëzore: që nga nje person i veçantë e deri te një shtet, te një kontinent, e deri në Qrganizatën e Kombeve të Bashkuara.
E pra, ku jemi ne shqiptarët e ku po shkojmë?
Jemi në një staniacion, zhvillimi ka mbetur në vend dhe koha po e humbet objektin e saj që i duhet një shteti për shkollimin e tij kombëtar, për zhvillimin e tij ekonomik dhe për zhvillimin e pandërprerë shoqëror.
Korrupsioni i lartë shtetëror nuk e ka lejuar zhvillimin.
Paaftësia e liderëve dhe dëshira e tyre për t’u pasuruar sa më shpejt, krijoi në Shqipëri një korrupsion gjigant, në këta 30 vitet e fundit.
I.
Komunizmi erdhi në pushtet në Shqipëri dhe instaloi terrorin shtetëror për të krijuar sundimin e tij nëpërmjet frikës.
Demokracia erdhi në Shqipëri në vitin 1992 dhe krijoi korrupsionin e lartë shtetëror për pasurimin e pushtetarëve të lartë.
Viti 2019 krijoi SPAK për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.
SPAK u krijua sipas studimit amerikan për ligjet e reja antikorrupsion, dhe e filloi punën me një temp jo të shpejtë.
Ngadalësimi i veprimit të SPAK kundër korrupsionit të lartë shtetëror, krijoi dyshim shoqëror.
Të korruptuarit filluan të fshehin paratë dhe pasuritë e tyre.
U krijua një frikë që nuk ishte dhe shumë e fortë te të korruptuarit.
Opozita e djathtë godiste SPAK-un.
SPAK u duk sikur u tulat.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë tha se prokurorët e SPAK janë të trembur.
Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut kërkonin mbrojtje.
Mbrojtja e tyre u garantuar nga Uashingtoni.
SPAK nisi punën me arrestimin e tre ish ministrave dhe në rangje drejtorësh në administratën e lartë shtetërore.
SPAK vijoi punën dhe kaloi edhe në arrestimin e një zv.kryeministri.
SPAK dukej sikur po ecte me sigurinë e provës prandaj i duhej ngadalësi për të garantuar suksesin.
SPAK arrestoi dhëndrin e një kryeministri.
SPAK mori nën akuzë penale edhe kryeministrin bashkë me dhëndrin e tij.
Gjendja e përjetimeve e korrupsionit të lartë shtetëror u rëndua edhe më me frikën.
Tani të gjithë të korruptuarit e lartë janë ose në pritje të arrestit, ose po punojnë për të garantuar një arratisje të sigurt jashtë Shqipërisë.
Kjo është situata që kishin krijuat të fortët në Shqipëri.
ll.
Të fortët që patën tulatur dhe shkatërruar drejtësinë shqiptare, në mënyrë që këta të krijonin të sigurt korrupsionin e lartë shtetëror, tani nuk po flasin.
Po SPAK?
SPAK u krijua nga Uashingtoni për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga korrupsioni gjigant që po i merrte frymën shqiptarëve.
Shqiptarët tani po kanë shpresë.
Shqiptarët tani po presin vijimin e goditjes penale në rangjet e larta dhe vijimin e sekuestrimit të pronave masive të të korruptuarëve që paturpësisht kanë vjedhur shqiptarët.
Po korrupsini i lartë shtetëror a do të mund të kundërveprojë me forcën e vjetër shtetërore dhe me krimin e organizuar, me të cilët ai ka punuar?
Jo, korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri tani kuptohet se nuk ka më asnjë forcë.
Kjo, në fakt, është koha e SPAK- ut dhe është pikërisht SPAK që pritet të shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë nga gjëma që po i shkaktonte korrupsioni i lartë shtetëror.
Prisni dhe shikoni…