Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati thotë se mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të ketë një shtensionim të marrëdhënieve. Në një intervistë për RTK, ai thotë se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa Kosova duhet ta shohë Shqipërinë si derë të parë për të trokitur.

“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë. Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur. Fakti që nuk ka ndodhur as e para, as e dyta do të thotë që ka nevojë për kapilarizim shumë më të madh të këtij raporti, ka nevojë për shtensionim të raporteve ndërqeveritare”, deklaroi Bushati, derisa shtoi se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të shkëlqyera, sepse jemi degë të një trungu”, – tha Bushati.

Ai thotë se është një qasje e gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për të përfaqësuar dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne nuk jemi Lindje e Mesme, ne nuk jemi Amerikë Latine, ne nuk jemi Afrikë, nuk jemi Azi. Ne jemi një territor evropian, ne jemi kopshti para Bashkimit Evropian dhe në rast se ka një çështje prioritare në kuptimin e projektimit të Bashkimit Evropian, si një fuqi e madhe në atë lojën e madhe të shahit gjeopolitik, mesë fuqive tjera, SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil e kështu me radhë është përfundimi i proceseve të shtetësisë dhe evropianizimi i këtij rajoni, që është gjeografikisht në Evropë”, – thotë ish-kryediplomati.

Sipas tij, nuk ka punë më të rëndësishme për shërbimin e jashtëm të Bashkimin Evropian sesa konsolidimi dhe evropianizimi i këtij territori i këtij rajoni, që quhet Ballkani Perëndimor, prandaj mesazhi politik është i gabuar, në emrin e përfaqësuesi special për këtë çështje. Duke folur për marrëveshjen e Asociacionit në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, ai thotë se pikënisja për Asociacionin duhet të nisë me njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës, nga komuniteti serb.

“Për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, logjika ime thotë se pikënisja duhet të vijë nga njohja e autoritetit të shtetit të Kosovës dhe këtu kemi precedentin e Kroacisë, pra duhet të njihet autoriteti i shtetit nga njerëzit e komunitetit, në rastin në fjalë, serb, që do të përbëjë këtë asociacion dhe mënyra se si kjo gjë do të përkthehet në tërësinë e angazhimeve”, – thotë Bushati.

“Gjëja më e rëndësishme është pika më përcaktuese për të ardhmen e funksionimit, jo thjeshtë të Asociacionit, por në radhë të parë të shtetit të Kosovës. Pse them pikërisht Kroacinë, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë në rajonin tonë, si kundër edhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të nxjerrë mësime nga gabimet që janë bërë në këtë drejtim”, – deklaroi Bushati.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME