Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËZbulohet e vërteta për ylberin, fenomeni natyror nuk është ashtu siç ne...

Zbulohet e vërteta për ylberin, fenomeni natyror nuk është ashtu siç ne e kishim menduar

Shumë mbetën të ‘habitur’ kur mësuan një fakt të panjohur për ylberin.

Është e vështirë të mos e duash fenomenin shumëngjyrësh, por shumë nuk e dinë që ylberi shtrihet përtej harkut gjysmërrethor që shohim nga toka, transmeton Telegrafi.

Oficeri i ekuipazhit të agjencisë për kërkim-shpëtim “Toll Ambulance Rescue” shpjegoi se ylberët janë në fakt një rreth i plotë dhe mund të shihen në tërësinë e tyre vetëm nga qielli.

Ai ndau një imazh duke vërtetuar këtë gjë dhe duke demonstruar një ylber nga lart se si duket në tërësi. Fotoja ka tronditur mijëra njerëz.

 ‘A e dini se ylberët janë në të vërtetë një rreth i plotë? Zakonisht shohim vetëm një hark, sepse toka dhe horizonti bllokojnë pjesën tjetër të rrethit”, thuhej në përshkrimin e imazhit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME