Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Do e çlirojmë drejtësinë nga ky presion kaq i madh intimidues

Meta: Do e çlirojmë drejtësinë nga ky presion kaq i madh intimidues

Nga Ilir Meta

Shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo të opozitës i kanë depozituar në SPAK, të cilat cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik, të cilat dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, kanë firmosur emra të njohur publikë.

Ndërkohë, ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeverie është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, njerëz të dënuar edhe jashtë vendit jo vetëm këtu, të cilat ndiqen me prioritet dhe është e drejta e tyre t’i ndjekin.

Për ne ky nuk përbën asnjë lloj shqetësimi.

Asgjë nuk na shfokuson në betejën tonë kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit dhe gjithashtu kjo është një përpjekje që ne bëjmë që edhe Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky presion kaq i madh intimidues.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME