Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEDemokratët sherr dhe kaos, socialistët presin me bakllava mbledhjen online

Demokratët sherr dhe kaos, socialistët presin me bakllava mbledhjen online

Sot deputetë të Rithemelimit, shkaktuan kaos dhe sherr edhe në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo bëri që Komisioni i Ekonomisë të mblidhet online, por para mbledhjes deputetët socialistë u ulën në një kafene pranë Kuvendit.

Atyre u erdhi edhe një tepsi e vogël me bakllava, me stika dhe shërbet të mirë. Këtë detaj e ka treguar deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një videoje të publikuar në Instagram.

“Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024! Rrogat, pensionet, taksat-përfshi TVSH, për mëshqerrat shtatzëna e jo vetëm, bletët dhe insektet e mira, për produkte biologjike, për supermarketet e gjithë Evropës. Bakllavaja e bërë me grurin e ri, miellin prej tij, bërë në Myzeqe”,-shkruan Braçe krahas videos.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME