Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAEmri/ Shkoi të takonte ish bashkëshorten në Greqi, zhduket i riu shqiptar

Emri/ Shkoi të takonte ish bashkëshorten në Greqi, zhduket i riu shqiptar

Një i ri shqiptar që jeton në Greqi është zhdukur prej tri ditësh, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se ai rezulton i humbur prej mëngjesit të së dielës. Mësohet se 29-vjeçari Angelo Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ka mbërritur në zonë mbrëmjen e së shtunës, ku ka qëndruar me një të afërm.

Vëllai i tij ka zbuluar se 29-vjeçari ka ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME