KRYESORE

Nafta bruto e vendburimit të Drenovës udhëton drejt lumit Vjosë

Mallakastër – Kompanitë shtetërore e private që operojnë në fushën naftënxjerrëse të Drenovës ndotin sërishtë. Këtë herë radha ka qënë e  lumit Vjosa i cili është zonë e mbrojtur dhe Park Kombëtar

Prej dy ditësh “Prroi i Gorishovës” në Cakran përveçse sjell ujrat e zonës nga kodrat e Belishovës dhe Drenovës bashkë me të kanë ardhur edhe metrakub të shuntë naftë bruto duke përfunduar në lumin Vjosa i cili kalonë disa qidra metra poshtë fshatit.

Persona të papërgjegjshëm duke lënë naftë  bruto që nxirret nga gëlqerorët e nëntokës të derdhet në gropa e më tej për shkak të rreshjeve të shumta ujrat e kanë përcjellë nëpërmjet prroit në lumin Vjosa

Banorët e zonës pohojnë se kjo situatë ndodh shpeshëherë. Afro 10 vjet më parë ata mernin dhe dëmshpërblim nga kompania Albpetrolit ndërsa tani u është ndërprerë. “Nuk mundemi të spërkasim hardhitë, ullinjtë dhe bimët sepse kryen resksion”, thonë ata

Ata pohojnë gjithashtu se jetesa  është bërë e padurueshme, ndotja vazhdonë me periudha pasi kur ata ankohen.

Lumi Vjosa që është shpallur Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur, ka  pasur disa ndotje këto muajt e fundit me naftë bruto. Nga kompanitë që operojnë në këtë fushë naftënxjerrëse si shtetërore edhe private nuk ka asnjë promoncim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button