Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREGrevë urie në parlament? Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!

Grevë urie në parlament? Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!

Opozita po jep sinjale se do të shkojë drejt një greve urie në parlament. Ndërsa Sali Berisha ka disa javë që nuk e përjashton si opsion dhe thotë se deputetët janë të gatshëm, edhe kreu i grupit parlamentar të PD ka konfirmuar të njëjtën gjë, se opozita do të ndërmarrë akte ekstreme. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi u shpreh se mazhoranca me veprimet e saj po i nxit të shkojnë “drejt akteve ekstreme”.

“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit. Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë.

Qoftë në Surrel, qoftë te vila e Nikollës ata mund të mblidhen dhe të votojnë, por kjo është në shkelje të rregullores. Mbledhja online është në shkelje, është dështim i shtetit ligjor”, tha Bardhi.

Prej më shumë se dy javësh, deputetët e udhëhequr nga dyshja Berisha-Bardhi nuk kanë lejuar zhvillimin e seancave dhe punën e komisioneve parlamentare. Për këtë arsye disa mbledhje të komisioneve janë zhvilluar online. Gjithsesi kur deputetët e opozitës kanë qëndruar në sallë pas mbylljes së seancave parlamentare, socialistët kanë urdhëruar fikjen e dritave, duke i lënë në errësirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME