Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta një atraksion turistik që vizitohet në çdo stinë të vitit si nga vizitorët e huaj ashtu edhe nga ata vendas. Veç lagunës e kanaleve ujorë të vizitueshëm me varka në ktë park syri të ndeshet me pelikanë, flamengo, rosa të egra si dhe shumë kafshë e shpendë të tjerë që shtohen çdo muaj e më shumë për faktin sepse në ktë park është e ndaluar gjuetia me ligj.
Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim. Ai është kompleksi ligatinor më i madh jo-bregdetar në Shqipëri, i përbërë nga katër lagunat (Karavasta, Godullat, Godullat e Pishës, Spiaxho) me një sipërfaqe prej afro 5.000 hektarësh.
Hyrja për në park kryhet nëpërmjet rrugës kryesore që lidh Divjakën me Parkun Kombëtar. Rruga e ndan pyllin në dy pjesë (Veriun dhe Jugun). Hyrja për në park ndodhet 1.2 km në veri të qendrës së parkut dhe plazhit.
Kjo zonë është e mirënjohur jo vetëm për bukurinë e saj natyrore dhe biodiversitetin, por edhe për aktivitetet tradicionale ekonomike dhe turizmin. Harmonia, qetësia dhe bukuria nuk janë larguar ende nga kjo mrekulli e natyrës shqiptare.
Zonat kryesore të parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta përbëhen nga Laguna e Karavastasë, shtretërit e lumenjve të vjetër Seman dhe Shkumbin, emisarët e Terbufit dhe Myzeqesë, rezervuarët bujqësore, tokat bujqësore, pyjet përgjatë anëve të lumenjve Seman dhe Shkumbin, pylli Mesdhetar me pisha, pyjet dhe zonat e pyllëzuara në kodrat e Divjakës, pemët frutore, ullishtat, vreshtat dhe agrumet.
Parku i Divjakës, është një nga zonat me mbrojtje të zgjeruar në Shqipëri. Konsiderohet si një nga vendet më të bukura dhe të preferuara për pushuesit përgjatë bregdetit Adriatik dhe është i shkëlqyer për turizëm, relaks, piknik, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme së bashku me karakteristikat biologjike dhe shkrirjen me biodiversitetin ekologjik. Bota bimore dhe bota shtazore përbëjnë një pasuri të rrallë për zonën dhe jo vetëm. Sipas disa të dhënave në gjithë zonën e popullojnë rreth 228 lloje të ndryshme zogjsh.
Për të gjithë të apasionuarit pas detit është për t’u theksuar edhe plazhi i Divjakës. Plazhi ka një shtrirje prej rreth 15 kilometra me rërë të bardhë (250 m gjeresi në disa zona), veshur me pyje me pisha, dhe është destinacion bregdetar për mijëra turistë dhe udhëtarë.
Potencialet natyrore dhe kulturore të zonës që ofrojnë një shumëllojshmëri të lartë të mundësive të turizmit: sportet e ujit, turizëm rural, malor, kulturor, hiking, etj.
Në Parkun Kombëtar Divjakë gjithçka rrezaton bukuri dhe paqe, andaj ju preferojmë ta vizitoni atë.