Kosova i mbyll me humbje eliminatoret e EURO 2024, ndërsa u mund me rezultatin 0-1 nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri”. Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 43-të, ku Antilevskiy shfrytëzoi panikun e mbrojtjes së vendasve pas një goditjeje dënime dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar miqtë na avantazh. Në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-1, me Kosovën që i mbyll këto kualifikuese duke u renditur në vend të pestë të Grupit I me 11 pikë.
Franca nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Greqisë. Ishte një sfidë me emocione dhe që dhuroi gola të bukur. Ky barazim nuk i prish punë Francës për të ruajtur kreun e grupit teksa e mbyllin këtë edicion eliminatoresh në kuotën e 22 pikëve.
Me fatin e Grupit B të zgjidhur, Holanda mposhti pa shumë vështirësi modestët e Gjibraltarit me shifrat 0-6. Pas kësaj fitoreje, Holanda mbetet e dyta në grup me 18 pikë, katër më pak se Franca.
Në ndeshjet e tjera, Rumania mposhti Zvicrën me shifrat 1-0. Një gol i Alibec në pjesën e dytë u mjaftua rumunëve për të fituar ndeshjen dhe për të marrë kreun e Grupit I me 22 pikë duke lënë në vendin e dytë pikërisht Zvicrën me 17 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Kroacia mposhti Armeninë me rezultatin 1-0, një fitore kjo që dërgon ballkanasit në vazon e tretë në shortin e Europianit më datë dy dhjetor. Izraeli mposhti me rezultatin 0-2 Andorrën ndërsa Uellsi dhe Turqia u ndanë në barazim 1-1.