Armando Broja nuk mundi të jepte kontribut për kualifikimin e Shqipërisë për në Europian, por mund të jetë protagonist absolut në Gjermani. Ai po punon për të gjetur formën më të mirë fillimisht te Chelsea.
Sulmuesi nuk u ftua as nga Shqipëria, në mënyrë që një tjetër dëmtim të mos i prish planet e karrierës. Së fundmi, Chelsea tregon se Broja ndodhet në formën optimale.
Armando Broja në seancën stërvitore të bluve ka shënuar një gol të bukur në stërvitje, duke bërë që klubi i Chelsea ta postojë në rrjetet sociale. Bomberi ishte edhe pak i lënduar në hund, por kjo nuk e frenoi aspak të shkëlqente.
Touch, turn and finish. 🔥 pic.twitter.com/HnbJFExJJC
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 22, 2023