Policia greke ka zbardhur një vrasje dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili është shtetas shqiptar.
Policia greke ka shpallur në kërkim Orjon Mitri Llupo, i datëlindjes 1982 pasi ai akuzohet se ka vrarë me thikë mbas një sherri banal, shtetasin grek Nikolao Mazaraqi, i datëlindjen 1985.
Sipas policisë greke ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023 në vendin e quajtur ‘Ajia Sotiria’ në lagjen ‘Menidhi’ të Athinës.
Çdo gjë nisi mbas një sherri banal me viktimës Mazaraqis, 38 vjeç dhe autorit Llupo, 41 vjeç, për një dozë heroinë.
Shpejt sherri degjeneroi në përleshje mes dy burrave dhe përfundoi mbasi Llupo nxorri një thikë dhe e goditi viktimën duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe hemoragji.
Pavarësisht se dy persona që ndodheshin me Mazaraqin, ia lidhën këmbën me një fashë, 2 orë më vonë viktima vdiq prej hemoragjisë edhe pse në zonë mbërritën ambulancat dhe policia. Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë duke i shkaktuar hemoragji të rëndë fatale.
Dy dëshmitarë okularë i thanë policisë me siguri të plotë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në teritorin grek.
Vetëm paraditen e së enjtes 23 nëntor, policia nëpërmjet familjarëve të autorit të dyshuar mundi të komunikojë me Orjon Llupon, ku pa asnjë mëdyshje, ai pranoi se ishte personi që plagosi dhe vrau Mazaraqin.
Prej hetimeve rezultoi se Llupo kishte kaluar në teritorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Policia thotë se ai refuzoi të kthehet për tu dorëzuar, ndaj dhe do të nisë menjëherë proçedurat për arrestimin e tij në Shqipëri.
Llupo rezulton se ka pasur veprimtari të shpeshtë kriminale. Ai është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.