Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme pasuritë e 44-vjeçarit shqiptar Geront Dedja.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, konkretisht janë sekuestruar 600 mijë euro cash, makina luksoze, një vilë si dhe të gjitha llogaritë rrjedhëse, pasi dyshohet se ato janë vënë nga aktiviteti kriminal që ai ka ushtruar në Itali dhe në disa shtete të tjera të Europës.
44-vjeçari shqiptar ishte pjesë e organizatës kriminale “Poter-Al”, një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në Europë. Dedja akuzohet se merrte kokainën dhe heroinën nga Holanda dhe më pas bëhej shpërndarja në Itali, Francë dhe Gjermani.
Shqiptari ishte i dënuar me burg nga autoritet italiane për trafikim ndërkombëtar droge si dhe për emigracionin e paligjshëm të njerëzve. Në vitin 2002 ai u dënua për këto akuza duke vuajtur dënimin dy vite 2003- 2004, sëbashku me disa shqiptarë të tjerë bashkëpunëtore, shkruan media italiane.