Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë.
Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje.
Lezhë/Informacion paraprak
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:
Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Eno Nikulaj u vra te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.