Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEkzekutohet me armë zjarri në Lezhë djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj,...

Ekzekutohet me armë zjarri në Lezhë djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, Eno Nikulaj

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë.

Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje.

Lezhë/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Eno Nikulaj u vra te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME