Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë–Kardhiq. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.
Në këtë segment rrugor, vetëm këtë javë janë shënuar 3 aksidente të njëjta, ku automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përmbysur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.