Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDalin EMRAT/ Të arrestuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Dalin EMRAT/ Të arrestuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës

SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste mbrëmjen e kësaj të premteje për aferën e inceneratorit të Tiranës. Lapsi.al mëson se një prej të arrestuarve është edhe Taulant Tusha, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë e Tiranës. Ai ka qenë një nga më të përfolurit në çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me Klodian Zoton.

Sipas të njëjtave burime, edhe disa të ndaluar të tjerë janë zyrtarë të bashkisë. Mediat raportojnë se urdhër-arresti janë lëshuar edhe për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka si dhe ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako të dy dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe që aktualisht ndodhen në burg. Urdhër-arresti ka edhe për “bosët” e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët siç dihet janë në arrati.

Mediat raportojnë se “arrest në burg” është kërkuar edhe për Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhium, Jetmir Llapajn dhe Pëllumb Abeshin. Të njëjtat burime raportojnë se është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi dhe Sidita Tola.

Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi sekuestro preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në vitin 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME